NVDA 2021.1rc2 Referenca të shpejta për urdhrat në tastierë

Startimi i programit NVDA

Urdhra themelor të dhënë përmes tasteve

Emri Tasti Përshkrimi
Ndalo të folurit Control Të folurit ndalon menjëherë
Pauzo të folurit Shift Të folurit pauzon menjëherë. Nëse shtypet përsëri tasti, të folurit do të vazhdojë aty ku ka mbetur (nëse pauzimi mbështetet nga sintetizuesi aktual)
Menyja e programit NVDA NVDA+n Menyja e programit NVDA shfaqet duke ju mundësuar që të shkoni te preferencat, veglat dhe ndihma, etj.
Alterno gjendjen e të folurit| NVDA+s Alternon gjendjen e të folurit ndërmjet të folurit, bipeve dhe ç’kyçjes.
Alterno gjendjen e ndihmës për tastierën NVDA+1 Shtypja e çdo tasti në këtë gjendje do të raportojë tastin dhe përshkrimin e çfarëdo urdhri të ndërlidhur me të
Mbyll programin NVDA NVDA+q Mbyllë programin NVDA
Kalo përmes tastit pasues NVDA+f2 I thotë programit NVDA që me shtypjen e tastit të radhës të kalojë drejtpërdrejtë te aplikacioni, edhe nëse zakonisht trajtohet si urdhër i NVDA i dhënë përmes tastit

|Alterno aplikacionin e gjendjes së pushimit ndërmjet kyçjes dhe ç’kyçjes | NVDA+shift+s | gjendja e pushimit çaktivizon të gjithë urdhrat e programit NVDA dhe outputin e të folurit/shkrimit braille për aplikacionin aktual. Kjo është më së shumti e dobishme në aplikacionet që ofrojnë tiparet e tyre të të folurit ose leximit të ekranit. Për të çaktivizuar gjendjen e vetë-zërimit, shtyp këtë urdhër përsëri. |

Raportimi i informatave të sistemit

Emri Tasti Përshkrimi
Raporto datën/kohën NVDA+f12 Nëse shtypet njëherë raporton kohën, nëse shtypet dy herë raporton datën
Raporto statusin e baterisë NVDA+shift+b Raporton statusin e baterisë d.m.th. nëse kompjuteri është duke punuar me rrymë elektrike ose përqindjen aktuale të baterisë së mbetur.
Raporto tekstin në clipboard NVDA+c Raporton tekstin në clipboard, nëse ka të tillë.

Navigimi me programin NVDA

Navigimi me fokusin e sistemit

Emri Tasti| Përshkrimi
Raporto fokusin aktual NVDA+tab njofton për objektin ose kontrollin aktual që ka fokusin e Sistemit. Nëse shtypet dy herë informacioni do të shqiptohet
Raporto titullin NVDA+t njofton titullin e dritares që aktualisht është aktive. Nëse shtypet dy herë informacioni do të shqiptohet. Nëse shtypet tre herë informacioni do të kopjohet në clipboard
Lexo dritaren aktive NVDA+b lexon të gjitha kontrollet në dritaren që aktualisht është aktive (e dobishme për dialogë)
Raporto panelin e statusit NVDA+end Raporton panelin e statusit nëse programi NVDA gjen një të tillë. Gjithashtu, lëvizë objektin navigues në këtë lokacion

Navigimi me kursorin për editim

Emri Tasti Përshkrimi
Thuaj të gjitha NVDA+Shigjeta poshtë Fillon leximin prej pozitës aktuale të kursorit për editim, duke e lëvizur me vete derisa vazhdon
Lexo rreshtin aktual NVDA+Shigjeta lartë Lexon rreshtin në të cilin gjendet aktualisht kursori për editim. Nëse shtypet dy herë rreshti do të shqiptohet.
Lexo tekstin e selektuar aktualisht NVDA+Shift+ Shigjeta lartë Lexon gjithë tekstin aktualisht të selektuar
Raporto formatimin e tekstit NVDA+f Njofton për formatimin e tekstit në pjesën ku është vendosur kursori për editim

Nëse ka tabelë, urdhrat në vijim të dhënë përmes tasteve janë gjithashtu në dispozicion:

Emri Tasti Përshkrimi
Kalo në kolonën e mëparshme control+alt+Shigjeta majtas Lëviz kursorin për editim në kolonën e mëparshme (duke qëndruar në rreshtin e njëjtë)
Kalo në kolonën e radhës control+alt+Shigjeta djathtas Lëviz kursorin për editim në kolonën e radhës (duke qëndruar në rreshtin e njëjtë)
Kalo në rreshtim e mëparshëm control+alt+ Shigjeta lartë Lëviz kursorin për editim në rreshtin e mëparshëm (duke qëndruar në kolonën e njëjtë)
Kalo në rreshtin e radhës control+alt+ Shigjeta poshtë Lëviz kursorin për editim në rreshtin e radhës (duke qëndruar në kolonën e njëjtë)

Navigimi i objekteve

Emri Tasti në desktop Tasti në laptop Përshkrimi
Raporto objektin aktual NVDA+numpad5 NVDA+control+i Raporton objektin navigues aktual. Nëse shtypet dy herë do të shqiptohet informata, ndërsa nëse shtypet tre herë do të kopjohet emri dhe vlera e këtij objekti në clipboard.
Navigo te objekti amë NVDA+numpad8 NVDA+shift+i Navigon te prindi (përmbajtësi) i objektit navigues aktual
Navigo te objekti i mëparshëm NVDA+numpad4 NVDA+control+j Navigon drejtpërdrejtë te objekti para objektit navigues aktual
Navigo te objekti bijë i parë NVDA+numpad2 NVDA+shift+comma Navigon te objekti bijë i parë të përmbajtur në objektin navigues aktual
Navigo të objekti në fokus NVDA+numpadMinus NVDA+backspace Navigon te objekti që aktualisht ka fokusin e sistemit dhe gjithashtu vendos kursorin e rishikimit në pozitën e kursorit për editim, nëse është i shfaqur
Aktivizo objektin navigues aktual NVDA+numpadEnter NVDA+enter Aktivizon objektin navigues aktual (ngjashëm me klikimin e miut ose shtypjen e ‘space’ kur ai ka fokusin e sistemit)
Lëviz fokusin e sistemit ose kursorin te pozita aktuale e rishikimit NVDA+shift+numpadMinus NVDA+shift+backspace nëse shtypet një herë lëviz fokusin e sistemit te objekti navigues aktual, ndërsa nëse shtypet dy herë lëviz kursorin për editim te pozita e kursorit për rishikim
Raporto dimensionet e objektit navigues NVDA+numpadDelete NVDA+delete Njofton në formë përqindjesh dimensionet e objektit navigues aktual në ekran (duke përfshirë distancën nga ana e majtë dhe e sipërme e ekranit, si dhe gjerësinë dhe lartësinë e tij)

Rishikimi i tekstit në objektin aktual

Emri Tasti në desktop Tasti në laptop Përshkrimi

|Lëviz te rreshti më i lartë në rishikim | shift+numpad7 | NVDA+7 | Lëvizë kursorin për rishikim tek rreshti i parë në tekst |

Lëviz te rreshti i mëparshëm në rishikim numpad7 NVDA+u Lëvizë kursorin për rishikim tek rreshti i mëparshëm në tekst
Raporto rreshtin aktual në rishikim numpad8 NVDA+i Bën të ditur rreshtin aktual të tekstit në të cilin është pozicionuar kursori për rishikim. Nëse shtypet dy herë kursori për rishikim do të pozicionohet. Nëse shtypet tre herë rreshti do të shqiptohet duke përdorur përshkrime të karaktereve.
Lëviz te rreshti i radhës në rishikim| numpad9 NVDA+o Lëvizë kursorin për rishikim te rreshti i radhës në tekst
Lëviz te rreshti i fundit në rishikim| shift+numpad9 NVDA+9 Lëvizë kursorin për rishikim te rreshti i fundit në tekst
Lëviz te fjala e mëparshme në rishikim numpad4 NVDA+j | Lëvizë kursorin për rishikim te fjala e mëparshme në tekst
Raporto fjalën aktuale në rishikim numpad5 NVDA+k Bën të ditur fjalën aktuale në tekst në të cilën është pozicionuar kursori për rishikim. Nëse shtypet dy herë fjala do të shqiptohet. Nëse shtypet tre herë fjala do të duke përdorur përshkrime të germave.

|Lëviz te fjala e radhës në rishikim | numpad6 | NVDA+l | Lëvizë kursorin për rishikim tek fjala e radhës në tekst |

Lëviz te fillimi i rreshtit në rishikim shift+numpad1 NVDA+shift+u Lëvizë kursorin për rishikim tek fillimi i rreshtit aktual që po rishikohet
Lëviz te karakteri i mëparshëm në rishikim numpad1 NVDA+m Lëvizë kursorin për rishikim te karakteri i mëparshëm në rreshtin actual në tekst
Raporto karakterin aktual në rishikim| numpad2 NVDA+presje Bën të ditur karakterin aktual në rreshtin ku është pozicionuar kursori për rishikim. Nëse shtypet dy herë, raportohet përshkrimi ose shembulli i atij karakteri. Nëse shtypet tre herë, raportohet vlera numerike e karakterit në decimale ose heksadecimale.
Lëviz te karakteri i radhës në rishikim| numpad3 NVDA+dot Lëvizë kursorin për rishikim te karakteri i radhës në rishikim
Lëviz në fund të rreshtit në rishikim shift+numpad3 NVDA+shift+o Lëvizë kursorin për rishikim te fundi i rreshtit aktual të tekstit
Thuaj të gjitha me rishikimet numpadPlus NVDA+shift+doënArroë Lexon prej pozitës aktuale të kursorit për rishikim, duke lëvizur derisa lexon
Kopjo nga kursori për rishikim NVDA+f9 NVDA+f9 Fillon të kopjojë tekstin prej pozitës aktuale të kursorit për rishikim. Kopjimi nuk kryhet në të vërtetë derisa ju t’i tregoni programit NVDA ku duhet ta kopjojë atë

|Kopjo te kursori për rishikim| NVDA+f10 | NVDA+f10 | Kopjon nga pozita e kursorit për rishikim të konfiguruar për kopjim, te pozita aktuale e kursorit për rishikim. Pas shtypjes së këtij tasti, teksti do të kopjohet në clipboard të Windows-it |

Rishikimi i tërësishëm

Emri Tasti në desktop|Tasti në laptop Përshkrimi

|Kalo në rishikim të tërësishëm | NVDA+numpad7 | NVDA+pageUp | Kalon në rishikim të tërësishëm, duke ju vendosur në pozicionin e objektit navigues aktual dhe duke ju mundësuar të rishikoni ekranin (ose dokumentin, nëse aktualisht jeni brenda një dokumenti) me urdhrat për rishikim të tekstit. |

Kalo nga rishikimi i tërësishëm në objektin| NVDA+numpad1 NVDA+pageDown Navigon te objekti i përfaqësuar nga teksti në pozicionin aktual të kursorit për rishikim në rishikimin e tërësishëm

Navigimi me miun

Emri Tasti në desktop Tasti në laptop|Përshkrimi
Kliko butonin e majtë të miut numpadThyesa NVDA+shigjeta e majtë klikon një herë butonin e majtë të miut. Klikimi i dyfishtë i zakonshëm mund të bëhet duke shtypur këtë tast dy herë në mënyrë të njëpasnjëshme|
Blloko butonin e majtë të miut shift+numpadThyesa NVDA+shift+ shigjeta e majtë Bllokon butonin e majtë të miut. Nëse shtypet edhe njëherë butoni ç’bllokohet. Për ta tërhequr miun, shtypni këtë tast për të bllokuar butonin e majtë dhe pastaj lëvizeni miun fizikisht ose duke përdorur njërin prej urdhrave për lëvizjen e miut
Kliko butonin e djathtë të miut numpadShumëzim NVDA+shigjeta e djathtë Klikon njëherë butonin e djathtë të miut.
Blloko butonin e djathtë të miut shift+numpadShumëzim NVDA+shift+ shigjeta e djathtë Bllokon butonin e djathtë të miut. Nëse shtypet edhe njëherë butoni ç’bllokohet. Për ta tërhequr miun, shtypni këtë tast për të bllokuar butonin e djathtë dhe pastaj lëvizeni miun fizikisht ose duke përdorur njërin prej urdhrave për lëvizjen e miut
Lëviz miun te objekti navigues aktual NVDA+numpadThyesa NVDA+shift+f9 Lëvizë miun te vendndodhja e objektit aktual navigues dhe e kursorit për rishikim
Navigo te objekti mbi të cilin është pozicionuar miu| NVDA+numpadShumëzim NVDA+shift+f10 Vendosë objektin navigues te objekti i pozicionuar në pozitën e miut

Gjendja e shfletimit

Emri Tasti Përshkrimi
Alterno ndërmjet gjendjeve shfletim/fokusim NVDA+space Ndryshon prej gjendjes së fokusimit në gjendjen e shfletimit dhe anasjelltas
Dil nga gjendja e fokusimit escape Kalon në gjendjen e shfletimit, nëse më parë është kyçur automatikisht gjendja e fokusimit
Rifresko dokumentin në gjendjen e shfletimit NVDA+f5 Ringarkon përmbajtjen e dokumentit aktual (e dobishme nëse duket se në dokument po mungojnë pjesë të caktuara të përmbajtjes)
Gjej NVDA+control+f Shfaqet një dialog në të cilin mund të shtypni tekstin që dëshironi të gjeni në dokumentin aktual
Gjej më pas NVDA+f3 Gjen ndodhjen e radhës të tekstit të cilin e keni kërkuar më parë në dokument
Gjej të mëparshmin NVDA+shift+f3 Gjen ndodhjen e mëparshme të tekstit të cilin e keni kërkuar më parë në dokument

Navigimi përmes shkronjave

Tastet në vijim vetvetiu kalojnë te elementi i radhës në dispozicion, ndërsa nëse shtohet tasti shift ato kalojnë në elementin e mëparshëm:

Lista e elementëve

Emri Tasti| Përshkrimi
Lista e elementëve në gjendjen e shfletimit NVDA+f7 Shfaq listën e elementëve e cila përmban vegza, titujt dhe pika referimi nga dokumenti aktual

Objektet e ndërvëna

Emri Tasti Përshkrimi
Lëviz dokumenti në gjendjen e shfletimit që përmban objektin e ndërvënë NVDA+control+space Lëviz fokusin jashtë objektit aktual të ndërvënë dhe kalon te dokumenti që e përmban atë

Konfigurimi i programit NVDA

Preferencat

Përzgjedhja e sintetizuesit (NVDA+control+s)

Emri Tasti në desktop Tasti në laptop |Përshkrimi
Niveli i shenjave të pikësimit/simboleve NVDA+p NVDA+p Kjo ju mundëson që të zgjidhni sasinë e shenjave të pikësimit ose simboleve të tjera që duhet të fliten si fjalë.

Unaza e konfigurimeve të sintetizuesit

Emri Tasti në desktop Tasti në laptop Përshkrimi
Kalo në konfigurimin e radhës të sintetizuesit NVDA+control+Shigjeta e djathtë NVDA+control+ Shigjeta e djathtë Lëvizë prej konfigurimit aktual te konfigurimi i radhës në dispozicion për të folurit, duke u kthyer prapë te konfigurimi i parë pas atij të fundit
Kalo në konfigurimin e mëparshëm të sintetizuesit NVDA+control+Shigjeta e majtë NVDA+control+ Shigjeta e majtë Lëvizë prej konfigurimit aktual te konfigurimi i mëparshëm në dispozicion për të folurit, duke u kthyer prapë në konfigurimin e fundit pas të parit

|Rrit konfigurimin aktual të sintetizuesit | NVDA+control+ Shigjeta lartë | NVDA+control+Shigjeta lartë | Rritë konfigurimin aktual të të folurit. P.sh. rritë lartësinë, zgjedh zërin e rradhës, rritë vëllimin |

Zvogëlo konfigurimin aktual të sintetizuesit NVDA+control+Shigjeta poshtë NVDA+control+ Shigjeta poshtë zvogëlon konfigurimin aktual të të folurit. P.sh. zvogëlon lartësinë, zgjedh zërin e mëparshëm, zvogëlon vëllimin

Konfigurimet e shkrimit braille

Emri Tasti në desktop Tasti në laptop |Përshkrimi
Lidhja me gjuhën braille NVDA+control+t NVDA+control+t Ky opsion ju mundëson të zgjidhni nëse shpalosja e shkrimit braille do të përcjell fokusin e sistemit, ose do të përcjellë objektin navigues/ kursorin për rishikim.

Konfigurimet e tastierës (NVDA+control+k)

Emri Tasti në desktop Tasti në laptop |Përshkrimi
Fol karakteret e shtypura NVDA+2 NVDA+2 Kur aktivizohet, programi NVDA do të njoftojë të gjithë karakteret që shtypni në tastierë.
Fol fjalët e shtypura NVDA+3 NVDA+3 Kur aktivizohet, programi NVDA do të njoftojë të gjitha fjalët që shtypni në tastierë.
Fol tastet për dhënien e urdhrave NVDA+4 NVDA+4 Kur aktivizohet, programi NVDA do t’ju njoftojë për të gjithë tastet që nuk janë karaktere e që shtypen në tastierë. Këtu përfshihen edhe kombinimet, si p.sh. tasti control, plus ndonjë shkronjë tjetër.

Konfigurimet e miut (NVDA+control+m)

Emri Tasti në desktop Tasti në laptop |Përshkrimi
Aktivizo gjurmuesin e miut NVDA+m NVDA+shift+m Kur aktivizohet, programi NVDA do t’ju njoftojë për tekstin që gjendet nën kursorin e miut derisa ju e lëvizni miun nëpër ekran. Kjo ju mundëson që të gjeni gjëra në ekran duke e lëvizur fizikisht miun, në vend se të mundoheni t’i gjeni ato përmes navigimit të objektit.

Konfigurimet e kursorit për rishikim

Emri Tasti në desktop Tasti në laptop |Përshkrimi
Përcjell fokusin e sistemit NVDA+7 NVDA+control+7 Kur aktivizohet, gjatë ndryshimeve kursori për rishikim gjithmonë do të vendoset në objektin e njëjtë sikurse fokusi i sistemit.
Përcjell kursorin për editim NVDA+6 NVDA+6 Kur aktivizohet, sa herë që të lëvizet kursori për editim, kursori për rishikim do të lëvizet në mënyrë automatike në pozitën e tij.

Konfigurimet e prezantimit të objektit (NVDA+control+o)

Emri Tasti në desktop Tasti në laptop |Përshkrimi
Lajmërimi për paletën e progresit NVDA+u NVDA+control+f2 Ky opsion kontrollon mënyrën se si programi NVDA ua raporton rifreskimet e panelit të progresit.
Raporto ndryshimet dinamike të përmbajtjes NVDA+5 NVDA+5 Kyçë lajmërimet për përmbajtje të re në objekte të veçanta siç janë terminalet dhe kontrolli i historisë në programet për bisedë.

Konfigurimi i gjendjes së shfletimit (NVDA+control+b)

Emri Tasti në desktop Tasti në laptop |Përshkrimi
Përdor pamjen e ekranit NVDA+v NVDA+v Ky opsion ju lejon të specifikoni nëse në përmbajtjen në gjendjen e shfletimit duhet të vendoset edhe përmbajtja sikurse vegzat dhe fushat tjera, në rreshtin e tyre, ose nëse duhet të ruhen në rrjedhën e tekstit ashtu si janë paraqitur në mënyrë vizuale. Nëse opsioni aktivizohet atëherë gjërat do të mbeten ashtu siç janë paraqitur në mënyrë vizuale, por, nëse çaktivizohet, fushat do të vendosen nëpër rreshtat e tyre.

Ruajtja dhe ringarkimi i konfigurimit

Emri Tasti në desktop Tasti në laptop Përshkrimi
Ruaj konfigurimin NVDA+control+c NVDA+control+c Ruan konfigurimin tuaj aktual në mënyrë që ai të mos humbet gjatë daljes nga programi NVDA
Rikthehu te konfigurimi i ruajtur NVDA+control+r NVDA+control+r Kthen programin NVDA në konfigurimet që kanë ekzistuar kur ju keni ruajtur konfigurimin e NVDA për herë të fundit

Shpalosjet e mbështetura të shkrimit braille

Freedom Scientific Focus/PAC Mate Series

Emri Tasti
Alterno veprimin e wiz ëheel të majtë leftWizWheelPress
Lëviz prapa duke përdorur veprimin e wiz ëheel të majtë leftWizWheelUp
Lëviz para duke përdorur veprimin e wiz wheel të majtë leftWizWheelDown
Alterno veprimin e wiz wheel të djathtë rightWizWheelPress
Lëviz prapa duke përdorur veprimin e wiz wheel të djathtë rightWizWheelUp
Lëviz para duke përdorur veprimin e wiz wheel të djathtë rightWizWheelDown
Ço në qelizën e shkrimit braille routing

Optelec ALVA BC640/680

Emri Tasti
Tërhiq shpalosjen e shkrimit braille prapa t1
Lëviz shpalosjen e shkrimit braille në rreshtin e mëparshëm t2
Lëviz shpalosjen e shkrimit braille në rreshtin e radhës t4
Tërhiq shpalosjen e shkrimit braille përpara t5
Ço në qelizën e shkrimit braille routing
tasti shift+tab sp1
tasti alt sp2
tasti escape sp3
tasti tab sp4
tasti shigjeta lartë spUp
tasti shigjeta poshtë spDown
tasti shigjeta majtas spLeft
tasti shigjeta djathtas spRight
tasti enter spEnter
Menyja NVDA sp1+sp3
tasti Windows+d (minimizo të gjitha aplikacionet) sp1+sp4
tasti Windows sp2+sp3
tasti alt+tab| sp2+sp4

Shpalosjet Handy Tech

Emri Tasti
Tërhiq shpalosjen e shkrimit braille prapa majtas, lart
Tërhiq shpalosjen e shkrimit braille përpara djathtas, poshtë
Lëviz shpalosjen e shkrimit braille në rreshtin e mëparshëm b4
Lëviz shpalosjen e shkrimit braille në rreshtin e rradhës b5
Ço në qelizën e shkrimit braille routing
tastet shift+tab esc

|tasti alt | b2+b4+b5 |

tasti escape b4+b6
tasti tab enter
tasti enter esc+enter
tasti shigjeta lartë majtasSpace
tasti shigjeta poshtë djathtasSpace
Menyja NVDA b2+b4+b5+b6
Konfigurimi i Handy Tech b4+b8

Shpalosjet Baum/Humanware/APH e shkrimit braille

Emri Tasti
Tërhiq shpalosjen e shkrimit braille prapa d2
Tërhiq shpalosjen e shkrimit braille përpara d5
Lëviz shpalosjen e shkrimit braille në rreshtin e mëparshëm d1
Lëviz shpalosjen e shkrimit braille në rreshtin e radhës d3
Ço në qelizën e shkrimit braille routing

Për pamjet të cilat kanë xhoistik:

Emri Tasti
tasti shigjeta lartë lartë
tasti shigjeta poshtë poshtë
tasti shigjeta majtas majtas
tasti shigjeta djathtas djathtas
tasti key përzgjedh

BRLTTY

Emri Urdhëri BRLTTY
Tërhiq shpalosjen e shkrimit braille prapa fwsinlt (shko majtas për një dritare)
Tërhiq shpalosjen e shkrimit braille përpara fwinrt (shko djathtas për një dritare)
Lëviz shpalosjen e shkrimit braille në rreshtin e mëparshëm lnup (shko lart për një rresht)
Lëviz shpalosjen e shkrimit braille në rreshtin e radhës lndn (shko lart për një rresht)
Ço në qelizën e shkrimit braille route (sill kursorin te karakteri)